Kjo është puna që bënte Gena para se të bëhej këngëtar

Kjo është puna që bënte Gena para se të bëhej këngëtar

Gena mbetet prej vitesh një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe këngët e tij janë kthyer në hite. Mirëpo përpara së të ishte kaq i sukseshshëm sa është sot, Gena ka punuar në Greqi një punë aspak të ngjashme me atë që bën sot.

“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçëm sepse isha profesionist aty. Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyruva të bëja disa punë  që nuk i kisha bërë asnjëher. Puna ime e  parë, sepse edhe gjuhën se dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori. Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqe, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë me forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë”, tregoi  Gena i ftuar në “E diel”.

Këngëtari tregoi se ka bërë edhe punë si rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative.