Antonio Banderas thotë se ai ka testuar pozitiv për Coronavirus, njofton Insajderi.
Aktori ishte ai që ndau lajmin në llogarinë e tij në Instagram, me një shkrim në gjuhën spanjolle.
Për më tepër, sot (10 gusht) aktori feston ditëlindjen e tij të 60.
“Përshëndetje të gjithëve, unë dua të bëj publik që sot, 10 gusht, jam i detyruar të festoj ditëlindjen e 60 në karantinë, pasi kam testuar pozitiv për Covid-19”, ka shkruar Banderas, krahas një fotografie ku aktori ishte një fëmijë.
“Do të dëshiroja të shtoja se ndjehem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht dhe jam i sigurt se do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur pas indikacioneve mjekësore që shpresoj se do të më lejojnë të kapërcej procesin infektiv që vuaj dhe që është duke prekur kaq shumë njerëz në të gjithë planetin .”
Ai vazhdoi të shkruante, “Unë do të shfrytëzoj këtë izolim për të lexuar, shkruar, pushuar dhe do të vazhdoj të bëj plane që i japin kuptim të 60tave të mia që i prita me shumë entuziazëm. Një përqafim të madh për të gjithë”./Insajderi.com