Sot kuptuam që Rina Balaj ka disa tatuazhe dedikuar luftës në Kosovë

Sot kuptuam që Rina Balaj ka disa tatuazhe dedikuar luftës në Kosovë

Sot, Kosova dhe shqiptarët kudo në botë po festojnë 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Monumenti Newborn ndryshoi pamje ndërkaq shumë fytyra publike uruan popullin shqiptar, njofton Insajderi.

Ndërkaq, Rina Balaj jo vetëm që uroi popullin e saj në këtë ditë, ajo zbuloi edhe diçka që nuk e dinim më parë, Në krahun e saj ajo ka të gdhendura disa tatuazhe që shpesh i kemi parë, por asnjë nga adhuruesit e saj nuk kanë ditur kuptimin që fshihnin.

Gdhendja me bojë në lëkurë në formë të grilave të burgut, fluturës dhe zjarrit i dedikohen të gjithë njerësve që i mbijetuan luftës në vitin 1999, vitin kur ajo erdhi në jetë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Sot më shumë se kurrë, lutem për liri dhe drejtësi për të gjithë ne”, shkruan ajo.

Më pas ajo tregon edhe kuptimin e tri tatuazheve të saj, “Zjarri, burgu, dhe fluturat i dedikohen të gjithë qytetarëve të Kosovës që i mbijetuan luftës në vitin 1999, vitin kur unë linda”.

Fotografia e mëposhtme tregon edhe tatuazhet e artistes. /Insajderi.com