Sot Ledri humbi një nga personat e tij më të dashur

Sot Ledri humbi një nga personat e tij më të dashur

Gjyshi i Ledrit ka ndërruar jetë, dhe lajmin së pari herë e dha nëna e tij Xheraldina me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. I ndjeri la pas fëmijët, nipërit dhe bashkëshorten e tij, njofton Insajderi.

“Baba jem i miri, sot ti mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi”, shkruan ajo duke njoftuar të gjitha se varrimi do të bëhet të nesërmen vetëm më familjen e ngushtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Në një postim në Instagram, edhe Ledri ndau dhimbjen e tij për humbjen e gjyshit duke ndarë një fotografi në prehër të tij, foto kjo që është shkrepur së fundmi.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh”, shkroi ai në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Ledri në vazhdimësi ka treguar afërsinë e tij më dy gjyshërit nga ana e nënës. Ai pati fatin që t’i gëzonte ata edhe me mbesën, Poem Blu.

Para katër muajsh, ishte Sara ajo që kishte ndarë reagimin e gjyshërve kur kuptuan se Ledri po bëhej baba. Reagimi i gjyshit të Ledrit nga ana e nënës është kapur në kamera, i cili kishte thyer edhe pjata nga gëzimi e ndërkohë ai tundte grushtin e tij në ajër në shenjë lumturie.

Gjyshi i tij ishte edhe fansi më i madh i Ledrit. Në një postim të një viti më parë, ai kishte publikuar një video të gjyshërve të tij duke vallëzuar me këngën “Prej inati” e cila ishte publikuar asokohe në shkurt.

“Kur jam i lodhur ose pa disponim, thjesht dal në dhomë dhe kaloj kohën me dy njerëzit më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi janë gjithnjë në disponim për të vallëzuar me këngët e mia”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)