Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj në një emision televiziv ka treguar shumë për fëmijërinë e saj, rininë, jetën si modele dhe tani nënë.
Në një pjesë, ajo tregon se i është lutur Zotit se a do të vijë ajo ditë që do largohej nga Shqipëria dhe mos t’ia ndjejë erën lopëve.
Supermodelja shqiptare, Emina Çunmulaj po vijon veprimtarinë e saj në SHBA, ku jeton me bashkëshortin e saj miliarder Sam Nazarian dhe dy vajzat.
Ndonëse sot bën jetë luksoze, Emina ka qenë e sinqertë për të kaluarën e saj, duke theksuar se dikur milte lopët dhe lutej që një ditë të ikte.
“U zgjoja në mëngjes, milja lopët, kur isha nën lopë mendoja O Zot a do vijë ajo ditë që do iki, kurrë më mos t’i ndjej erën këtyre lopëve”. Ka thënë në një intervistë Çunmulaj.