Numëron hite të panumërta, gëzon famë dhe prestigj – mirëpo nuk kishte qenë kjo gjithmonë jeta për Rita Orën. Ajo së fundmi foli hapur për racizmin që targetoi familjen e saj dhe jetën si emigrante, shkruan Insajderi.
Në një nga postimet më të fundit të artistes në llogarinë e saj në Instagran, Rita Ora flet për eksperiencën e saj si emigrante. Familja e saj la Kosovën për arsye politike dhe u vendosën në Londër në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm një foshnje.
Marrë parasysh situatën aktuale në Amerikë, me luftën kundër racizmit, ajo vendosi që të fliste për eksperiencën e saj – se si emigrantet përballen me racizmin. Në shkrimin e saj të gjatë, ajo shkruan për fëmijërinë e saj së pari.
“Sa shumë e doja kamerën që kur isha fëmijë! Uroj që ky postim t’ju bëjë të buzëqeshni, teksa shihni jetën e një fëmijë të vogël e të shkujdesur. Kjo është ajo që meritojnë të gjithë, një shans për të pasur një jetë të mirë dhe një mundësi për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta që na bëjnë të ndihemi të sigurt. Këto janë kujtimet që do të mbajmë mend dhe momentet që na kanë bërë atë që ne jemi sot”.
Më pas artistja vazhdon të përshkruajë sepse ikja nga Kosova dhe qëndrimi në Londër, ishte i vështirë.
“Mbaj mend që duhet të shihja dhe të isha dëshmitare në shumë gjëra, thjesht që të mund të përfshihesha, thjesht që vajza refugjate të bënte pjesë në grupin e vajzave të tjera gjatë lojës. Por, kur shkoja në këtë park, ndihesha e lirë! Racizmi, mënyra se si emigrantët dhe refugjatët janë trajtuar! Ne s’mund të na justifikojë ngjyra e lëkurës sonë apo prejardhja. Ne jemi një racë. Raca e qenies humane. Jepini fëmijëve një vend ku të ndihen të lirë!”
Më poshtë postimi i plotë i këngëtares, ku ka përfshirë foto dhe video nga fëmijëria e saj. /Insajderi