SPAR Kosova ka vendosur që të dhurojë produkte ushqimore dhe joushqimore për nevojat e Kryqit të Kuq të Kosovës, në mënyrë që t’i ndihmojë kësaj organizate në qëllimet e saj dhe komunitetit të cilit ajo i shërben.
Ky vendim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet të SPAR Kosova dhe Kryqit të Kuq në Kosovës, në muajin korrik.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është në linjë me përkushtimin e SPAR-it që të jetë jo vetëm pranë konsumatorit të saj, por edhe nëvojave të shoqërisë së përgjithshme në vend, kështu që prodhimet me freski të garantuar të jenë në shërbim edhe të përfituesve nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në kuadër të partneritetit me Kryqin e Kuq, kjo organizatë ka në dispozicion përzgjedhjen e artikujve të ndryshëm për komunitetet në nevojë, në pikat e dyqaneve të SPAR Kosova në rrugën “Nazim Gafurri” në lagjen Taslixhe, në objektin “Dino” në Rrugën C, si dhe në Swiss Mall.
Siç tashmë edhe është dëshmuar, SPAR vazhdon përkrahjen e shumë organizatave dhe fushatave të ndryshme në Kosovë, me synim ndihmën e drejtpërdrejt në komunitet dhe ngritjen e vetëdijes për çështje të caktuara.
Gjatë muajit tetor, SPAR Kosova është bërë edhe zëri i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, duke iu bashkuar kështu fushatës botërore për luftimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
SPAR është zinxhiri më i madh në botë i shitjes së ushqimit me pakicë. Pas hapjes së tri dyqaneve të para në Prishtinë, SPAR Kosova do të vazhdojë zgjerimin e synuar me hapjen e gjithsej 35 dyqaneve në gjithë Kosovën.