Një fermer britanik thotë që ka kultivuar një spec i cili është aq i djegës sa që një kafshim mund të të vrasë.
Kultivuesi i bimëve, Mike Smith, po e quan krijomin e tij të ri speci i djegës “Fryma e Dragoit”.
I krijuar me ndihmën e Universitetit Nottingham Trent, speci i ri ka një shkallë “Scoville”(të djegësit) prej 2,4 milionë njësi – duke rrëzuar rekordin e tanishëm nga “Carolina Reaper”, i cili shënon një shkallë prej 1,5 milionësh, raporton BBC.
Smith ende nuk e ka kafshuar specin por ka thënë që “do të ishte një ndjesi e mirë”, duke shtuar se “djegësi është përtej imagjinatës”.
Speci është aq djegës sa që nuk është për konsumim, por mund të përdoret si një anestetik natyral në vendet në zhvillim ku njerëzit mund të mos kenë qasje në versionet tjera.
Vaji i specit është aq intensivisht djegës sa që thuhet që mund të ta mpijë lëkurën.
“Nuk është testuar ende në gojë. E kam provuar në majë të gjuhës dhe vetëm vazhdonte të djegë. E pështyva brenda 10 sekondave. Intensiteti i djegies vetëm vazhdonte të rritej”, tregon Smith.
Kultivimi i këtij speci i kanë marrë Smith-it tetë vite testime dhe gabime deri sa ka arritur në fund ta krijojë. /Insajderi.com