
Grupi më i famshëm i vajzave në vitet ’90 “Spice Girls është gati për një rikthim në tregun muzikor, ribashkimi i tyre flitet prej kohësh, por njëra nga pjesëtaret, e cila ka qenë më direkte kur është pyetur për këtë temë është Mel B.
E ftuar në emisionin e James Corden ajo ka pranuar se vajzat kanë në plan jo vetëm të bëjnë muzikë të re, por dhe të shkojnë në një turne të ri muzikor.
Gjithçka duket perfekte deri këtu vetëm se ka një problem të vogël me “kryetaren” e grupit, Victoria Beckham.
Posh-i nuk është shprehur entuziaste kur është pyetur për këtë temë edhe pse e xhiruar në një video gjatë Javës së Modës në Londër, Viktoria dukej shumë e lumtur duke kërcyer me një nga këngët e “Spice Girls”.
Një tjetër detaj i kapur nga fansat e grupit është gjatë një postimi në “Snapchat” të Mel B, ku vajzat janë mbledhur të gjitha gjatë një telefonate në “FaceTime”, por Victoria mungon.