
Patëm vetëm vajza që e përhapën emrin e shqiptarëve në botë.
Bebe Rexha, Rita Ora e Dua Lipa ishin emrat që morën vëmendjen e publikut ndërkombëtar duke sjellë edhe bashkëpunime me artistë të famshëm.
Ndërsa tash radhën e ka një djalë. Artisti Albert Stanaj pritet të sjellë bashkëpunime me artistë të pakontestueshëm të skenës botërore.
Ai do të sjellë nga një projekt me këngëtarin Justin Timberlake e po ashtu me Pharrell, shkruan Prive.al.
Ky yll në ngritje po punon në projekte të reja me këta dy emra të mëdhenj dhe gjatë muajve të verës pritet të sjellë projektet e reja.