Stanaj me këngë të re në bashkëpunim me producentin e njohur

Stanaj me këngë të re në bashkëpunim me producentin e njohur

Albert Stanaj, artisti shqiptar i ri cili dita ditës po ngrihet fuqishëm dhe shpejt në skenat ndërkombëtare të muzikës, tashmë ka bërë gati këngën e re.

Kënga e artistit të ri, Stanaj, mban titullin “The Way I Love Her” (Mënyra si e dua unë atë).

Kjo këngë është punuar nga producenti i njohur RedOne i cili ka krijuar hite për artistët e njohur botërorë si Lady Gaga, Shakira, Enrique Iglesias, Nicki Minaj e shumë të tjerë.

Stanaj ka publikuar një video të shkurtër ku dëgjohet kënga e re e cila është paralajmëruar për datën 30 qershor.

Këngët e fundit të Stanaj janë cilësuar si një sukses i madh, duke vënë theksin në hitin “Romantic”.