Statuja e Medusës do të përdoret si symbol i lëvizjes #MeToo në New York

Statuja e Medusës do të përdoret si symbol i lëvizjes #MeToo në New York

Në shumicën e rasteve të dhunës seksuale, viktima gjithmonë pyetet: ‘Epo, çfarë bëre për ta provokuar atë?’

Ky rrëfim i fajit të viktimave nuk është i ri, mund të shihet në histori e mite mbi 2.700 vjet të vjetra, si p.sh. miti grek i Meduzës. Një vajzë në tempullin e Athinës, Medusa u ndoq dhe u përdhunua nga ‘zoti’ i quajtur Poseidon. E tërbuar me të, Athina e ndëshkoi Meduzën duke e shëndrruar në një monstër me kokë gjarpërinjsh dhe një vështrim që i kthen burrat në gurë. E fajësuar për përdhunimin e saj, Medusa përfundimisht i pritet koka nga hero heroi më i madh grek Perseus, i cili e tregon kokën e saj si një trofe në mburojën e tij.

Të martën (13 tetor), një skulpturë e titulluar “Medusa Me Kokën e Perseut” – u instalua në Nju Jork si një simbol i drejtësisë për të mbijetuarat e abuzimit. E ekspozuar deri më 30 Prill 2021, statuja ndodhet jashtë gjykatës ku Harvey Weinstein u gjykua për vargun e tij të krimeve seksuale ndaj grave.

Skulptura nga viti 2008 gjeti famë virale në 2018, pas ringjalljes së lëvizjes #MeToo, dhe shpejt u bë një simbol i rezistencës. Në zbulimin e statujës, Garbati foli për mijëra gra që i kishin shkruar atij për skulpturën, duke shpjeguar se shumë e panë atë si katartike.

Instalimi i statujës nuk ka qenë pa kritika, megjithatë. Shumë kanë pyetur pse një pjesë e artit që synonte të nderonte lëvizjen #MeToo, kryesisht e udhëhequr nga gratë u krijua nga një burrë. Aktivistja dhe shkrimtarja Wagatwe Wanjuki komentoi në Twitter: “#MeToo u fillua nga një grua zezake, por një skulpturë me karakter evropian nga një burrë?!”

Sipas The New York Times, të tjerët kanë menduar pse  nëse statuja ka të bëjë me drejtësinë për të mbijetuarit e sulmeve seksuale, Medusa mbante kokën e vrasësit të saj, Perseus, dhe jo përdhunuesin e saj, Poseidon. Përgjigja për këtë qëndron në frymëzimin e Garbati për punën, e cila erdhi nga një figurë bronzi e shekullit të 16-të nga Benvenuto Cellini, e quajtur “Perseus With the Head of Medusa”./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine