Steven Soderbergh do të jetë producent i Oskar 2021

Steven Soderbergh do të jetë producent i Oskar 2021

Regjisori amerikan Steven Soderbergh do të prodhojë së bashku ceremoninë Oskar të vitit 2021.

Organizatorët e tij premtojnë se “do t’i përgjigjen drejtpërdrejt” efekteve të pandemisë së koronavirusit.

Regjisori fitues i Oskarit për filmin Traficdo të punojë me producentët Jesse Collins dhe Stacey Sher në ngjarjen e 25 Prillit.

Sipas Akademisë, ceremonia 2021 është një “rast i përsosur për inovacione dhe për të rishikuar mundësitë për shfaqjen e çmimeve”.

Soderbergh dhe bashkëpunëtorët e tij thanë se ishin “të entuziazmuar dhe të tmerruar”.

“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në të cilën jemi të gjithë, ekziston një mundësi për t’u përqëndruar në filma dhe njerëzit që i bëjnë ato në një mënyrë të re,” thanë ata në një deklaratë.

“Shpresojmë të krijojmë një shfaqje që ndihet vërtet si filmat që duam të gjithë”./Insajderi.com

BBC News