Stili i quajtur “French bob” është parashikuar të mbizotëroj këtë vjeshtë, e për këtë pandemia ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Gjashtë muajt e fundit nuk kanë qenë ideal për modelet e flokëve që kërkojnë stilime apo mirëmbajtje të shpeshta te parukieri.
Karantina ka shtyrë shumë njerëz të nxjerrin në pah flokët e tyre natyrale, apo të kërkojnë për modele flokësh të cilat nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje, e “French bob” është një prej këtyre modeleve.
Nëse e keni parë filmin “Amelie”, heroina e këtij filmi ka modelin e përsosur të këtij stil.
Balluke të shkurtëra natyrale, një “bob” shumë i shkurtër, më shumë se i zakonshmi, jo më shumë se deri të veshët, me një fenirim natyral që tenton të imitojë flokët e valëzuara që kemi sapo zgjohemi nga gjumi.
Sipas frizerit të famshëm Peter Butler, ky model flokësh vjen nga vitet 20’, nga e ashtuquajtura “periudha jazz”, e cila karakterizohet nga një prerje dramatike.
“Prerja duhet të jetë jo më e gjatë se pjesa e nofullës dhe mund të arrijë deri te linja e buzëve. Përpos që është e lehtë për t’u mirëmbajtur, ju jep një pamje të freskët dhe modern”./Insajderi.com
Burimi: Vogue