
Getoar Selimi është njëri ndër reperet më të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Ai çdo herë është i përfolur për llojin e muzikës që e “servon” për fansat e tij, por së fundi vëmendje ka marrë stili i flokëve.
Gheto në një fotografi të postuar në Instastory shihet me flokë të prera anash, ndërsa pjesa tjetër ishte e lirë dhe mjaftë e shprishur.
Forma që kishin marrë flokët ishin pothuajse të stilit ”mohawk”.

Në anën tjetër, projekti i fundit i reperit është bashkëpunimi me Stinën i titulluar ”Andiamo”.
Projekti që tre muaj nga lansimi numëron mbi tre milionë klikime në platformën ‘Youtube’./Insajderi.com