Stilisti i Jonidës zbulon ndodhinë me këngëtaren serbe në Eurovision

Stilisti i Jonidës zbulon ndodhinë me këngëtaren serbe në Eurovision

Stilisti që u kujdes për paraqitjen e Jonida Maliqit në Eurovision 2019, ka zbuluar një prapaskenë të festivalit që lidhet me përfaqësuesen e Serbisë. Ardi Asllani ka treguar përmes një postimi në “Insta Story” se këngëtarja Nevena Bozovic nuk e aplikoi asnjëherë ritualin e të përshëndeturit me shqiptarët.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm,  nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”-ka shkruar Ardi Asllani.

Stilisti la të nënkuptohej se rrëfimi i tij vjen në sajë të lajmeve që qarkulluan pak ditë më parë nëpër mediat serbe, se Jonida Maliqi e kishte provokuar këngëtaren serbe në fillim të performancës së saj në finale, duke realizuar me duar simbolin e shqiponjës.