Këngëtari i njohur britanik Sting është dashur të performojë në Munchen të mërkurën, por për shka të sëmundjes e ka anuluar atë dhe të gjitha koncertet tjera deri të dielë" />

Sting anulon të gjitha koncertet për shkak të sëmundjes misterioze

Sting anulon të gjitha koncertet për shkak të sëmundjes misterioze

Këngëtari i njohur britanik Sting është dashur të performojë në Munchen të mërkurën, por për shka të sëmundjes e ka anuluar atë dhe të gjitha koncertet tjera deri të dielën, thuhet në njoftimin zyrtar në faqen e internetit.

Nuk janë treguar detajet për gjendjen e tij shëndetësore, por vetëm shkruan që Stingut i vjen shumë keq për shkak të anulimit të koncerteve pasi që “nuk ndjehet mirë, dhe mjekët i kanë rekomanduar që të mos performojë”. Para publikut ët Munchen të zhgënjyer të hënën kishin ngelur edhe vizitorët e jazz festivalit në Belgjikë, sepse 67-vjeçari për shkak të sëmundjes misterioze nuk u paraqit as aty.

Të rikujtojmë që Sting kishte anuluar vitin e kaluar në tetor edhe koncertin në Los Angeles pasi që “mezi fliste”. Në karrierë ka shitur më shumë se 100 milionë albume, kurse suksesin më të madh e ka arritur me grupin Police, shkruan KOHA Ditore. Solo karrierën e suksesshme e kishte filluar në vitin 1985 dhe përveç muzikës është marrë edhe me shumë çështje tjera politike dhe ekologjike, që nga lirimi i Nelson Mandelës e deri tek mbrojtja e Amazonisë.

Është edhe adhurues i madh i jogës të cilën e praktikon çdo ditë prej tri dekadash, kultivon ushqim organik në pronën e vet në Francë, prodhon verëra kulmore në Itali… kurse adhuron edhe tantrën që thotë se i mundëson që të bëjë dashuri për orë të tëra. Prej vitit 1992 është në martesë me bashkëshorten e dytë, aktoren britanike 65-vjeçare Trudie Styler.