“Stolat e shoqërisë” si kujdes psikologjik për shtetin me vetëm 13 psikiatër

“Stolat e shoqërisë” si kujdes psikologjik për shtetin me vetëm 13 psikiatër

E gjithë popullsia e Zimbabvesë është rreth 15 milionë banorë, por ky vend ka vetëm 13 psikiatër dhe 16 psikologë klinik.

Duke parë që të varfrit nuk kanë qasje në kujdesin psikologjik, Dixon Chibanda ka krijuar një sistem i cili drejtohet nga dhe për njerëzit vendas. Sesione terapeutike jo-formale në stole të parqeve, shkruan The Guardian.

Deri tani, “stolat e shoqërisë” kanë ofruar ndihmë për mbi 27 mijë njerëz me çrregullime të shpeshta të shëndetit mendor.

Chibanda trajnon “gjyshet” vendase të respektuara se si të mbështesin njerëzit me probleme më të zakonshme si depresioni dhe ankthi. Kjo “ushtri” e gjysheve është e gatshme të ofrojnë një vesh për të dëgjuar në këta stola.

Në një vend ku stigma e fortë sociale është e lidhur me gjendjen e shëndetit mendor të sëmurë, ku depresioni është i njohur si “kufungisisa” (të stërmunduarit), sistemi i “stolave të shoqërisë” ofron alternativa për njerëzit të cilit kërkojnë ndihmë.

Ndihma e gjysheve, e dhënë në një ambient jo-kërcënues, arrin tek shumë njerëz të cilët janë shumë të frikësuar për të kërkuar ndihmë në një klinikë psikiatrike.

“Stolat e shoqërisë” nuk i sjellin përfitime vetëm vizitorëve, por edhe gjysheve. Kjo pasi vetmia është shumë e përhapur tek popullata më e moshuar e Zimbabvesë. Kështu që vullnetaret kënaqen me mundësinë të lidhen me njerëz dhe të ndjehen të vlerësuara.

Chimbanda shpreson që ky sistem do të përhapet në regjion dhe të fillojë të ndryshojnë mënyrën se si shihet shëndeti mendor./Insajderi.com