Seriali hit në Netflix “Stranger Things” po kthehet për një sezon të katërt në Netflix dikur në vitin 2021, njofton Insajderi.
Netflix më në fund konfirmoi se Stranger Things do të kthehej për një sezon të katërt.
Përveç kësaj, Netflix ka nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me “The Duffer Brothers”. Kjo marrëveshje është në krye të asaj që Netflix tashmë ka me Shawn Levy i cili është producent në shfaqje.
Njoftimi i sezonit të katërt erdhi shoqëruar me një video që kishte mbishkrimin: “Ne nuk jemi më në Hawkins”.
Sa i përket datës së lëshimit, pavarësisht disa thashethemeve që aplikacioni Netflix tregon një datë të lëshimit në gusht 2021, nuk dihet ende zyrtarisht meqenëse xhirimet ende nuk kanë përfunduar.
Xhirimet për sezonin e Stranger Things nisën fillimisht në 7 janar, 2020 dhe ishin planifikuar të përfundonin deri më 5 Gusht 2020.
Sigurisht, kjo u ndal kur filmimi u vu në pritje që nga marsi i vitit 2020 për shkak të COVID-19. Besohet se seriali ishte dy episode në xhirime para se të ndërpritej prodhimi.
Hollywood Reporter dha lajmin më 2 korrik 2020 se seriali ishte planifikuar të rifillonte xhirimet në 17 shtator, 2020. Por kjo më vonë u shty për në 28 shtator, 2020. /Insajderi.com