Strategjia e serbëve për ta “luftuar” Dua Lipën

Strategjia e serbëve për ta “luftuar” Dua Lipën

Ditë e re, strategji e re, për të bërë propagandë kundër Kosovës.

Tani target është ylli botëror Dua Lipa, postimet e së cilës kanë promovuar së fundmi Kosovën në media sociale, kanë acaruar përdorues serbë, njofton Insajderi.

Si duket ‘armiku numër 1’ tani është Dua Lipa dhe një artikull në Noizz, ka hartuar një strategji se si populli serb mund të ‘fitojë këtë betejë’, në rrjete sociale.

Dua Lipa përbën një lojtare të rrezikshme meqenëse në llogarinë e saj në Instagram ajo numëron mëse 48 milionë ndjekës kurse në Twitter numëron mbi 5 milionë ndjekës.

Artikulli sugjeron disa mënyra se si mund të mposhtin influencën e Dua Lipës.

Sugjerimi i parë ka të bëjë përfshirjen e yjeve të tjerë botërorë që mund të vendosen në favor të Serbisë. Beyonce nuk ka gjasa të ndërhyjë në këtë mes, mirëpo nëse përdoruesit serbë i kërkojnë Kim Kardashian ajo mund të reagojë marrë parasysh origjinën e saj ortodokse.

Një tjetër mundësi është bashkimi me palët e tjera të ofenduara në postimin e fundit të këngëtares. Në hartën që Dua Lipa ndau në rrjetet sociale, rrezikohen edhe territoret e Malit të Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia. Greqia mund të ishte aleati më i mirë këtu për shkak se atje ka artistë më të njohur se Kaliopi nga Maqedonia dhe Kneza nga Mali i Zi.

Sipas artikullit, serbët me Greqinë i lidh feja ortodokse dhe se ky shtet i detyrohet një favor Serbisë – kështu ata duhet të ndihmojnë serbët në këtë betejë në rrjete sociale.

Artikulli u bënë thirrje përdoruesve serbë që ajo që po bëhet tani nuk është efektive – ata nuk do të mund të bindim askënd duke publikuar harta e histori të popullit serb. Një veprim gueril do të ishte më adekuat, si ai i kryer nga një kafene në Beograd, duke u shpërndarë mollë të ftuarve si një shenjë falënderimi për kompaninë Apple, e cila është, të paktën tani për tani, kundër Dua Lipës. /Insajderi.com