Stresi dhe Kejvina Kthella para Ministrisë së Brendshme kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën

Stresi dhe Kejvina Kthella para Ministrisë së Brendshme kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një oficer policie të martën në mbrëmje, në lagjen Lapraka të Tiranës, njofton Insajderi.

Policia e shtetit shqiptar pretendoi, dje, se i riu ishte “duke kryer veprime të dyshuara” dhe nuk arriti t’i bindej urdhrave të oficerit të policisë për të ndaluar.

Ai vrapoi për t’u larguar nga policia. Policia gjithashtu pretendon se dyshohet se i riu ishte i armatosur.

Sipas policisë, viktima dyshohet se “iku, duke treguar një send të fortë që dukej si një armë zjarri drejt oficerit të policisë”. Policia njoftoi gjithashtu se “në vijim të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, një armë zjarri që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R. ishte vendosur”.

Arma e zjarrit e marrë si provë nga policia “u gjet në një nga rrugicat ku kaloi i riu kur po ndiqej nga policia”. Oficeri u arrestua pas vdekjes së Rashës dhe akuzohet për vrasje të kryer mbi kufijtë e nevojshëm të vetëmbrojtjes.

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve dhe të famshmëve, ku shumë dolën në protestë para objektit të ministrisë së brendshme duke kërkuar drejtësi për të riun dhe shkarkimin e ministrit, Sandër Lleshaj.

Ndër shumë protestues ishin modelja Kejvina Kthjella dhe reperi Stresi që iu bashkuan thirrjeve “Drejtësi për Klodianin”, “Jeta e shqiptarëve vlen” dhe “Unë jam Klodiani”.

Kthella publikoi një video ku shihej një turmë e madhe e protestuesve duke konfirmuar kështu që edhe ajo është prezente aty.

Edhe Stresi, para nisjes në protestë që nisi në ora 16:00, bëri thirrje që të gjithë të bashkohen për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së Klodianit.

Ai postoi një video në Instagram ku shihet me babin e tij, Sali Lushajn i cili thotë se po nisen në një protestë paqësore për vrasjen e një të pafajshmi nga dora e dikujt që nuk përfaqëson policinë e shtetit. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)