Stresi, Edi Ramës: “Dorëzo Ardi Veliun ose do digjet Surreli e mali i Dajtit”

Stresi, Edi Ramës: “Dorëzo Ardi Veliun ose do digjet Surreli e mali i Dajtit”

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është kthyer në figurën kryesore të protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Ndërkohë që është në arrati dhe po fshihet në Kosovë, reperi ka qenë aktiv në llogarinë e tij në Instagram, ku së fundmi i dërgoi një mesash edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Reperi e protestues të tjerë, pas vrasjes së 24 vjeçarit, Klodian Bashës kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut i cili mban pozitën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.

Në postimin e tij në Instagram, ai publikoi një video të xhiruar në Shkodër, ku shihet një situatë kaotike.

“Për herë të fundit po të shkruaj dorëzo Ardi mafiozin ose do digjet Surreli e mali Dajtit. Edi Rama do kesh fatin e Kadafit”, shkruan reperi ku ka etiketuar edhe llogarinë zyrtare të kryeministrit.

Kryeministri Rama i është përgjigjur sot këtyre thirrje, ndërsa ka përjashtuar çdo mundësi për largimin e Veliut.

Me datë 11 dhjetor, në lidhje me shkarkimin e Ardi Veliut, kryeministri ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai është shprehur i prerë se nuk do të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, ishte shprehur Rama.