Noizy dhe Stresi nuk janë aq armiq sa fansat e tyre i mendojnë. Të paktën kështu është shprehur reperi Stresi.
Kohët e fundit nuk është se kemi parë ndonjë deklaratë në drejtim të njëri-tjetrit dhe mesa duket marrëdhënia e tyre është normalizuar.
Në intervistën e fundit të Stresit në “Glamour Zone”, reperi vendosi ta përshkruajë Noizy me tre fjalë. Dhe jo vetëm atë, por edhe disa miq e kundërshtarë të tjerë.
“Ne reperët nuk jemi të këqinj e kemi zemrën e madhe. Nuk mund të njoh njerëzit aq shumë sa mendon. Artist i mirë, i suksesshëm, kot nuk jemi në treg.”, u shpreh ai për Noizyn.