Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, feston sot 77-vjetorin e lindjes.
Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një fotografi me dy gishtat lartë, mbi të cilën ka shkruar se “sot jam 77 herë më i lumtur”.
Në këtë ditë të veçantë për ish-kryeministrin ka shkruar edhe Stresi, i cili është njëri nga simpatizantët më të flakët të tij.
Ditën e sotshme ai e ka filluar duke shkuar t’i blej një buqetë lule, Sali Berishës si një dhuratë për ditëlindje.
“Statistikat tregojnë që në muajin tetor kanë lindur liderët më të mëdhenj të botës. Gëzuar ditëlindjen dr. profesor Sali Berisha”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e fotografisë.
Në anën tjetër, ditë më parë nga fansat e tij është vënë re se ai mbanë edhe fotografinë e Berishës në kopertinën e telefonit.