Stresi: Kush e then besën e shqiptarit qoftë i mallkum

Stresi: Kush e then besën e shqiptarit qoftë i mallkum

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, pas tërmetit të 26 nëntorit që preku Shqipërinë, ku mbetën dhjetëra të vdekur, e qindra të plagosur, ka një njoftim të rëndësishëm.

Ai përmes një videoje falenderoi të gjithë vëllezërit, motrat, nënat tona e baballarët që u bënë pjesë e dhimbjes dhe që ndihmuan familjët në nevojë, shkruan Indeksonline. Stresi tha se kush e then besën e shqiptarit qoftë i mallkum.

“Spo du me u ngushllu po me dor ne zemer e me besen e shqiptarit qe mos e thefshim kurre ket bes e kush e then besen perjet qoft i mallkum. une personalisht Arkimed Lushaj Stresi Dua te falenderoj te gjithe vllezerit motrat nenat tona baballaret qe u bon pjes e dhimbjes tone dhe udhetuan shum gjate me na ardh ne ndihme”, shkroi Stresi.