Stresi nuk rezultoi pozitiv për Coronavirus – ishte shaka mes shokësh

Në fund të shtatorit, Stresi postoi në Instagram duke thënë se kishte rezultuar pozitiv për Coronavirus. Në një intervistë të fundit që dha reperi e pranon se nuk ishte lajm i vërtetë por ishte thjesht një shaka.

Stresi nuk rezultoi pozitiv për Coronavirus – ishte shaka mes shokësh

Me datë 26 shtator, reperi nga Shqipëria ndau një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku njoftoi të gjithë ndjekësit e tij që ai ka rezultuar pozitiv për Coronavirus, njofton Insajderi.

Ai kishte postuar një foto të shkrepur teksa ai po i jepte makinës, ku shkroi, “Sapo u konfimova pozitiv. Ruani veten. Unë po shkoj menjëherë të vetë-izolohem”.

Media të shumta vendore, raportuan për gjendjen e reperit, i cili dy ditë më pas publikoi foto dhe video në llogarinë e tij në Instagram, në një aheng ditëlindjeje, ku u panë shumë të pranishëm.

Duke e marrë si fakt të mirëqenë, u raportua se Stresi nuk po i përmbahej vetë-izolimit të detyruar.

Por e gjitha, ka qenë një shaka mes shokësh për Stresin, përfshirë këtu edhe postimin e tij. Kështu tha reperi i ftuar së fundmi në një intervistë në “NIN” me Alaudin Hamitin.

“Atë postim e kuptojnë vetëm djemtë e studios. Ishim duke bërë postime në Twitter dhe për një moment postoj këtë në Insta. Unë e fshiva, po nuk kishte më kohë”, thotë ai.

Stresi pohon se kishte qenë një informacion fals, duke mos sqaruar shakanë që vuri në lajthitje mijëra ndjekës dhe një numër mediash. /Insajderi.com