Reperi i njohur, Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar për herë të parë lidhur më rrëmbimin e të ashtuquajturit “Mbret të Instagramit “, Kozak Braçi.
Stresi ka deklaruar se ka njohur të dyja palët e përfshira në konflikt, Fabio Dushkut dhe Kozak Braçit.
Sipas Stresit, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, derisa tha se ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja
“Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publikë familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt”.
“Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot”, tha reperi.
Ndryshe, Fabio Dushku prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi.
Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo dhe siç deklaron ai këtë vendime i ka dërguar në Gjykatën e Lartë.
“Unë jam dënuar për disa vrasje dhe dy organizata si bashkëpunëtore në organizata terroristë në Greqi”, ka pohuar ai./Insajderi.com