Stresi sërish probleme me policinë

Stresi sërish probleme me policinë

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, jo pak herë ka pasur probleme me policinë.

Ai ka qenë disa herë i shpallur në kërkim, ndërsa ka thënë se shpesh herë, policia e shtetit nuk janë treguar korrekt me të.

Mesa duket reperi vazhdon t’i ketë ende të shpeshta problemet me uniformat blu.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një imazh, përmes së cilit ka treguar se është ndaluar nga policia gjatë ngasjes me veturë.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyen se pse është ndaluar, megjithatë nga zëri që dëgjohet në video, ai duket të ketë ngelur i pakënaqur nga ndalesa që i është bërë.

Këtë reperi e vërteton edhe në mbishkrimin e fotografisë, ku ka shkruar “F*ck Police”, për të treguar revoltën e tij lidhur me këtë gjë.

Përndryshe, ai vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.