Studenti grek udhëtoi për 48 ditë me bicikletë, për të u kthyer te familja e tij për shkak të anulimit të fluturimeve

Studenti grek udhëtoi për 48 ditë me bicikletë, për të u kthyer te familja e tij për shkak të anulimit të fluturimeve

Studenti 20 vjeçar Kleon Papadimitriou, gjatë pandemisë mbeti në Skotland ku po studionte, pa asnjë mundësi për tu kthyer në Athinë, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Prandaj ai vendosi të ndërmarrë rrugën prej dy 2,175 miljesh duke vozitur në bicikletë.

“Vetëm tani po e kuptoj se sa arritje e madhe është kjo” thotë Kleon. “Kuptova shumë gjëra për veten, për limitet e mia, për fuqitë dhe dobësitë. Shpresoj që ky udhëtim të ketë inspiruar së paku një person që të dal nga zona e komfortit dhe të tentoj të bëj diçka të re, të madhe.”

Kleon tentoi të gjente një fluturim për në shtëpi gjatë ditëve të fundit të muajit mars. Ai mbeti pothuajse i vetmi prej shokëve, të gjithë të tjerët u kthyen në shtëpi, sepse ai nuk donte të humbiste ndonjë ligjeratë. Ai i rezervoi 3 fluturime por të gjitha u anuluan.

I gjendur me milje larg shtëpisë së tij dhe i ndezur për një aventurë, Kleon filloi të bëj kërkime për udhëtime me bicikletë. Kur i tregoi familjes dhe miqve të tij, ata ia morën si një ide që do të zbehej së shpejti. I ati e lejoi udhëtimin me një kusht; ai duhet të lidhej me një aplikacion i cili do të ia mundësonte ta përcillte ku ishte i biri.

Në datën 10 maj, Kleon u nis nga Skotlanda për në Greqi i armatosur me konzerva sardinash, gjalpë kikirikash, bukë, një tendë dhe materiale për bicikletën e tij.

Ai arriti në shtëpinë e tij në datën 27 qershor, pas pothuajse 50 ditësh, ku familja, miqtë por edhe një grup të panjohurish po e prisnin për të festuar kthimin e tij.

“Ishte shumë emocionale” thotë ai. “Unë vij nga një familje, ku prindërit e mi ishin shumë aventurierë në rini, prandaj fakti që më panë duke ndjekur disi hapat e tyre i bëri shumë emocional.”/Insajderi.com