Sukseset nuk kanë të ndalur për filmin “Shtëpia e Agës” garon për tri çmime në një festival në Spanjë

Sukseset nuk kanë të ndalur për filmin “Shtëpia e Agës” garon për tri çmime në një festival në Spanjë

Filmi “Shtëpia e Agës” i regjisores Lendita Zeqiri është pjesë e e festivalit “Imagine India”. Ky film garon mes 17 filmash të tjerë nga e mbarë bota.

Festivali në fjalë ishte paracaktuar të mbahej me 17 deri 31 maj, por u shtye për shkak të pandemisë.

Filmi garon për çmimet si regjia më e mirë, aktorja më e mirë (Rozafa Çelaj) dhe muzikën më të mirë.

Filmi trajton historinë dhe përcjell fatin e pesë grave të abuzuara që jetojnë në një qendër për viktima të dhunës. Mashkulli i vetëm në këtë shtëpi është djali i njërës prej grave Arti, një fëmijë 9 vjeçar, i cili tenton të rritet para kohe./Insajderi.com