Suksesi global i industrisë së filmave turk

Suksesi global i industrisë së filmave turk

Shumica prej nesh jemi rritur duke parë filma e seriale të prodhuara në Turqi. Shumica prej tyre stereotipe, histori dashurie me vuajtje të pafund. Mirëpo nuk është sekret që Turqia ka vite që investon në këtë industri, çka si rrjedhojë ka ndikuar në kualitetin dhe përhapjen masive filmit turk.

Aksion, aventura, drama adoleshentësh, mistere të fshehura të historisë janë disa prej temave që trajtohen në serialet turke të kohës, shikueshmëria e të cilave ka përfshirë globin. Këto seriale përpos që janë atraktive për tu parë, kanë ndikuar që historia, kultura dhe politika turke të njihen botërisht.

Por cili është sekreti pas gjithë këtij populariteti në rritje të industrisë së filmit turk? Aktori gjermano-turk Mehmet Kurtulus, i cili luan në serialin e Netflix “Into the night” përgjigjet në këtë pyetje. Sipas tij “tendenca për të ndërlidhur mentalitetin oriental, vlerat e familjes, marrëdhëniet personale me entuziazmin e kureshtjen e audiencës perëndimore është një prej arsyeve”. Arsye të tilla kanë bërë që TV dramat turke tashmë të përhapen në rreth 190 vende të botës dhe gjatë këtij procesi ata I janë përshtatur tashmë tregut botëror.

Në vitin 2018, kanali i filmave Netflix, solli për audiencën “The protector”, serinë e parë turke. Seriali përmban tema tradicionale klasike turke, por arrin të i përmbledh në 10 episoda. Suksesi i këtij seriali ndikoi që Netflix të sjell më shumë filma e seriale turke. “Suksesi i këtyre serialeve ka ndikuar që filmabërësit turk të ruajnë identitetin e tyre, por të arrijnë që këto tema personale t’i shprehin në mënyrë internacionale” thotë aktori Mehmet Kurtulus.

Mirëpo pas gjithë këtij suksesi, cenzura është ende problematikë. Disa thonë që filmat turk kanë tendencën ta tregojnë historinë përmes religjionit dhe me një qasje conservative, përderisa të tjerë akuzojnë për ndikim të keq në vlera morale, shtytje për dehje dhe promovim të komunitetit LGBT.