Suksesi i këngëtares shqiptare Ava Max – kënga e saj e fundit renditet e para në botë në iTunes

Suksesi i këngëtares shqiptare Ava Max – kënga e saj e fundit renditet e para në botë në iTunes

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, e që  tashmë është një nga emrat më të njohur të tregut internacional të muzikës.

Këngëtarja, 26- vjeçare me prejardhje shqiptare, e ka bërë krenarë vendin e saj, me sukseset e shumta.

Së fundmi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj, duke u renditur në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore ‘iTunes’.

Kënga e saj “My heart and my head”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të ‘iTunes’.

E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My heart and my head” që ndodhet në majë të klasifikimit.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar e emocionuar Ava Max. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AVA MAX (@avamax)