
Ava Max, muajin e kaluar lansoi albumin e saj të parë “Heaven and Hell”.
“Sweet but Psycho”, “So Am I”, “Torn”, janë disa prej këngëve pjesë e albumit.
Albumi “Heaven and Hell” është i treti me radhë, në listën e albumeve të këngëtareve femra për këtë vit.
Lajmin e njoftoi vet këngëtarja përmes llogarisë së saj, duke shprëndarë një njoftim të një adhuruesi që lajmëronte për suksesin e saj.
“Albumi debutues i Ava Maxit, ‘Heaven and Hell’ ka tejkaluar dy miliardë dëgjime në Spotify – është albumi i tretë më i dëgjuar i një artiste femër sivjet”, thuhet në lajmërimin e adhuruesit
Kështu Ava është duke u bashkuar me grupin e këngëtareve shqiptare me sukses ndërkombëtar si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha./Insajderi.com