Suksesi i Teatrit Kombëtar të Kosovës në mediat ndërkombëtare

Suksesi i Teatrit Kombëtar të Kosovës në mediat ndërkombëtare

Shfaqja “Kthimi i Karl May – Një shfaqje zbavitëse për popullin gjerman” produksion i Qendrës Multimedia, teatrit Volksbuhne dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës, është bërë shkaku që dy prej mediave më të rëndësishme gjermane TAZ dhe Tagesspiegel të shkruajnë për këtë ngjarje.

Edhepse në izolim, videoja 40 minutëshe me skena nga “Kthimi i Karl May” është dhënë si premierë në festivalin ndërkombëtar Postëest në Volksbuhne në Berlin, nga data 24 deri më 26 Qershor, raporton Kosova Press, shkruan Insajderi.

Kjo nuk është hera e parë që veprat e dramaturgut Neziraj, bëhen shkak që Kosova të përmendet në titujt e mediave prestigjioze. “Kthimi i Karl May” është një satirë tjetër e Neziraj që “shpeshherë është skajshmërisht i mprehtë në reflektimet e projeksioneve të ndërsjella në mes Lindjes e Përëndimit” shkruan gazeta Taz.

Subjekti i shfaqjes trajton udhëtimin e Kara Ben Nemsit, i cili bashkë me një grup aktorësh nga Kosova largohet nga lindje në drejtim të Gjermanisë. Në udhëtimin e tij epik ai takon Slavoj Zhizhekun, Peter Handken, e personazhe tjerë historik.

Tagesspiegel shkruan: “Kthimi i Karl May është një satirë jashtëzakonisht e pakursyer, e cila ia vlen të shihet”./Insajderi.com