Këngëtari Feronit Shabani i njohur me nofkën “Fero” mbrëmë është sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.

Aktualis" />

Sulmohet fizikisht “Fero” policia në kërkim të sulmuesve

Sulmohet fizikisht “Fero” policia në kërkim të sulmuesve

Këngëtari Feronit Shabani i njohur me nofkën “Fero” mbrëmë është sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.

Aktualisht policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës në orën 23:50, raporton Gazeta Express.

“Ne ora 23:50 kemi pranuar informaten per perleshje ne lagjen Veternik ne Prishtine, ku nga persona te dyshuar viktima mashkull F.Sh 20 vjec, eshte sulmuar fizikisht nga persona te dyshuar”, tha policia për Gazetën Express.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor .

“Rasti eshte inicuar si lendim i lehte trupor dhe demtim prone pasi qe gjate perleshjes eshte demtuar nje dere e nje objekti. Aktualisht jemi duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar te cilet jane larguar nga vendi i ngjarjes me nje veture”, tha më tej policia.