Super-modelja u gjet e pajetë në shtëpi – zbulohet shkaku i vdekjes

Super-modelja u gjet e pajetë në shtëpi – zbulohet shkaku i vdekjes
Burimi i fotografisë: Tom Craig

Gati një muaj që nga vdekja e supermodeles skoceze Stella Tenant dhe tani familja e saj kanë folur hapur për rrethanat e vdekjes së saj.

Në një prononcim për “The Telegraph”, familja tha se pas hetimeve u kuptua se ajo kishte kryer vetëvrasje, njofton Insajderi.

“Jemi mirënjohës për mesazhet e shumta ngushëllimi që kur Stella vdiq”, tha familja Tennant në një deklaratë për gazetën britanike. “Ajo ishte një shpirt i bukur, e adhuruar nga familjarët dhe miqtë e afërt, një grua e ndjeshme dhe e talentuar, humori, intelegjenca dhe kreativiteti i së cilës ka prekur shumë”.

“Stella nuk ka qenë mirë që një kohë. Pra, është çështje e hidhërimit dhe dëshpërimit tonë më të thellë që ajo u ndie e paaftë për të vazhduar, pavarësisht nga dashuria e atyre më të afërtve të saj”.

Tennant, një nga supermodelet më të famshme në vitet ’90, vdiq më 22 dhjetor, pesë ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. /Insajderi.com