Supermodelja e famshme ndërron jetë pak ditë pas ditëlindjes

Supermodelja e famshme ndërron jetë pak ditë pas ditëlindjes

Modelja Stella Tennant ka vdekur, pesë ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të në 17 Dhjetor. Sipas policisë, nuk kishte asnjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Në nje deklaratë familja e saj tha: “Me trishtim të madh njoftojmë për vdekjen e papritur të Stella Tennant në 22 Dhjetor 2020.

“Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Do të na mungojë shumë”.

“Familja e saj kërkon që të respektohet privatësia e tyre. Marrëveshjet për një shërbim përkujtimor do të shpallen në një datë të mëvonshme”.

Tennant ishte një nga supermodelet origjinale të viteve 1990, e cila së bashku me Kate Moss dhe Erin O’Connor, prezantuan një epokë të androgjenisë në pasarelë. /Insajderi.com