Supermodelja e njohur gjobitet për evazion fiskal, nëna e saj dënohet me burg

Supermodelja e njohur gjobitet për evazion fiskal, nëna e saj dënohet me burg

Bar Refaeli dhe Tsipi janë dënuar për evazion fiskal nga gjykata e Tel Avivit dhe do duhet të kryejnë nëntë muaj shërbime sociale. Dënimin më të rëndë e mori e ëma e saj e dënuar me 16 muaj burgim.

Supermodelja amerikane Bar Refaeli dhe e nëna e saj Tsipi do duhet të kryejnë disa muaj shërbimi social.

Model Bar Refaeli said near plea bargain over tax offenses; mother could do  time | The Times of Israel

Refaeli dhe Tsipi janë dënuar për evazion fiskal nga gjykata e Tel Avivit dhe do duhet të kryejnë nëntë muaj shërbime sociale. Dënimin më të rëndë e mori e ëma e saj e dënuar me 16 muaj burgim.

Sipas rrëfimit të dy gratë ndër vite kanë nuk kanë paguar pothuajse gati 10 milion dollarë taksa. Modelja u shfaq në sallën e gjyqit me babain e saj Raff dhe me një duzinë avokatësh.

Avokatët e mbyllën çështjen me një marrëveshje për pranimin e fajësisë: përveç dënimeve të parashikuara tashmë, Bar Refaeli do të detyrohet të paguajë dhe një gjobë prej 1.5 milion dollarë.

Autoritetet izraelite filluan hetimin e tyre për rastin në vitin 2015, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Bar Refaeli pranoi të mos deklaronte të ardhurat e saj në mbarë botën për vite, duke pretenduar se kaloi pjesën më të madhe të kohës jashtë vendit, megjithëse avokatët e saj thanë se nuk i kishte shmangur me qëllim pagesat.

Nëna e saj, ndërkohë, ishte dënuar për nënshkrimin e qirave të pronave nën emrat e të afërmve për të errësuar statusin e vendbanimit të modeles, midis akuzave të tjera. /Insajderi.com

Bar Refaeli to perform community service for tax evasion