Suprizohet çifti në altar, kurorëzohet nga Michelle Obama

Suprizohet çifti në altar, kurorëzohet nga Michelle Obama

Në mes të turit për promovimin e librit të saj ‘Becoming’, Michelle Obama kishte kohë për të zyrtarizuar një martesë.

Ish-zonja e parë  Michelle Obama kurorëzoi çiftin Stephanie Rivkin dhe Joel Sircus në mbrëmjen e së shtunës në Theater on the Lake në Çikago.

Obama qëndroi pranë çiftit në momentin që ata i thanë po njëri-tjetrit.

Rivkin është vajza zëvendës kryetarit të bashkisë së Çikago dhe Cindy Moelis, presidente e një organizate bamirëse e themeluar nga Penny Pritzker, që shërbeu gjatë presidencës së Barak Obamës.

Pritzker, një mik shumë i mirë i Obamës, gjithashtu ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj financiar të presidentit në Shba.