festa për ditëlindje ka nisur ditë më parë, njofton Ins" />

Surpriza e SinBoy për ditëlindjen e Rina Balajt

Surpriza e SinBoy për ditëlindjen e Rina Balajt

Sot Rina Balaj po mbush 22 vjet, por festa për ditëlindje ka nisur ditë më parë, njofton Insajderi.

Ajo dhe i dashur i saj kanë udhëtuar para disa ditësh drejt Stambollit, ku pritën edhe ditën e veçantë të artistes.

Dyshja kishin planifikuar të festonin ditëlindjen e saj jashtë, por në disa postim në Instagram ajo njoftoi ndjekësit e saj së këto plane ishin anuluar shkak i reshjeve të rrëmbyeshme në Turqi.

Por gjithsesi ajo po kalon një ditë fantastike me të dashurin që është kujdesur për çdo detaj që ajo të ndihej e llastuar.

Në një postim në Instagram, reperja ndau edhe dhuratat që ka marrë nga i dashuri. Në qese të mbyllura shkruhet marka luksoze “Alexander McQueen”. Nuk munguan as lulet dhe ëmbëlsira për vajzën e ditëlindjes. /Insajderi.com