Surpriza që përloti një zotëri që festonte vitin e ri i vetëm – Arbana Osmani publikon videon

Surpriza që përloti një zotëri që festonte vitin e ri i vetëm – Arbana Osmani publikon videon

Pas moderimit të “Big Brother”, ishte “Dua të të bëj të lumtur”, një format që i dha Arbana Osmanit mundësinë të shëlqente si moderatorë dhe sukses të madh, njofton Insajderi.

“Dua të të bëj të lumtur”, përgjatë shumë edicioneve dhe puntatave i dha protagonistëve shumë lumturi, e cila u përcoll edhe nëpërmjet ekraneve në shtëpitë tona.

Dhe, Osmani nuk do të përmbyllte vitin pa një histori të bukur që na nxjerrë lot gëzimi.

Nëse ndiqni moderatoren në Instagram, ajo ka realizuar një lojë ku i kishte ftuar ndjekësit të bënin tag një person për të cilin Arbana do gatuante një gjel deti dhe do ia dërgonte atij personi në shtëpi pikërisht në mbrëmjen e fundit të vitit.

Moderatorja mbajti premtimin e saj. Ajo zgjodhi një emër, që ishte një pensionist i vetëm në shtëpi, pasiqë vajzat e tij jetonin larg.

Ashtu siç premtoi, gjatë ditës ajo publikoi videon e plotë, nga momenti që ai hapë derën asaj dhe Eduartin e deri në momentin që i përcjell tek dera.

Më poshtë mund ta ndiqni në postimin e plotë të moderatores në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)