Nëse shpesh keni fantazuar për një surprizë në urët e Bosforit, fantazi kjo e nxitur nga telenovelat turke (nëse i ndiqni sigurisht), kjo surprizë që mori Tayna, do ju pëlqejë tej mase, njofton Insajderi.
Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau më të gjithë ndjekësit befasinë, kur e gjithë ura e Bosforit u ndriçua me një mesazh për të.
“Sinonimi i femrave rebele! Guximi për “çmenduri”! Tayna”, shkruhej në ledin e vendosur në urë.
View this post on Instagram
Me një postim tjetër, ajo falënderoi edhe mikeshën që u kujdes për këtë befasi.
Në një postim në Instastory Tayna ka shkruar “Të dua shumë gjithë jetën! Surprizë më të mirë në jetë kurrë nuk kam marrë! Kaq!”. /Insajderi.com