Surprizë Tayna! Një mesazh për reperen në urën e Bosforit

Surprizë Tayna! Një mesazh për reperen në urën e Bosforit
Burimi i fotografisë: SS: Tayna/Instagram

Nëse shpesh keni fantazuar për një surprizë në urët e Bosforit, fantazi kjo e nxitur nga telenovelat turke (nëse i ndiqni sigurisht), kjo surprizë që mori Tayna, do ju pëlqejë tej mase, njofton Insajderi.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau më të gjithë ndjekësit befasinë, kur e gjithë ura e Bosforit u ndriçua me një mesazh për të.

“Sinonimi i femrave rebele! Guximi për “çmenduri”! Tayna”, shkruhej në ledin e vendosur në urë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Me një postim tjetër, ajo falënderoi edhe mikeshën që u kujdes për këtë befasi.

Në një postim në Instastory Tayna ka shkruar “Të dua shumë gjithë jetën! Surprizë më të mirë në jetë kurrë nuk kam marrë! Kaq!”. /Insajderi.com