Svetlana Ceca për Dua Lipën: “Vogëlushe, rri urtë”

Svetlana Ceca për Dua Lipën: “Vogëlushe, rri urtë”

Postimi i Dua Lipës me flamurin autokton ka shkaktuar pakënaqësi tek përdoruesit serbë të rrjetit. Komentet kundrejt këngëtares kanë qenë të ashpra, ndërsa kjo e fundit shpjegoi mbrëmjen e djeshme se nuk kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes.

“Thjesht dua të shpalos krenarinë për tokën e nënës time”, ka shkruar ndër të tjera Dua. Por, një qendrim kundër artistes me famë botërore ka mbajtur edhe Ceca. Këngëtarja serbe ka përdorur terma ofenduese kundrejt Duas, duke e quajtur ‘fëmijë’ dhe ‘injorante’. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri urtë!”, deklaroi Ceca për “Alo”, njofton Insajderi.

Një reagim i ashpër për të njëjtën media ka ardhur edhe nga këngëtari serb Aca Lucas.

Aty as nuk kishte Kosovë në atë hartën e saj që ajo publikoi, ishte vetëm Shqipëria. Është detyra ime të reagoj ndaj këtij rasti, dhe kushdo që hesht, le të heshtë! Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është korrekte – tha Lucas për “Alo!”.

“Kosova është Serbi! Pranoje, Lipa! Nuk më ndodh kurrë që kjo përshkallëzohet në një grindje raciste të idiotëve të sëmurë dhe të irrituar. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë këndoj me dëshirë në të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë. Sidoqoftë, ndërgjegjja dhe fytyra ime diktojnë se unë kam të drejtën e plotë për t’iu përgjigjur provokimeve të tilla, të pasakta, nga artistja në fjalë – filloi Lucas, dhe më pas theksoi se, për dallim nga Lipa, ai nuk është “i paguar politikisht”.

“Për dallim prej saj, askush nuk më pagoi për këtë, ky është patriotizmi im dhe me respekt për të gjitha fetë dhe kombet, patriotizmin e të cilëve e respektoj, por unë do të shpreh pakënaqësinë time dhe t’i përgjigjem provokimit të saj! Është e drejta ime dhe askush nuk mund ta mohojë atë për mua! “, thotë më tej këngëtari.

Madje në llogarinë e tij në Instagram, ai ka postuar simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën me duar, duke ngritur gishtat e mesëm. /Insajderi.com

View this post on Instagram

KOSOVO JE SRBIJA!!! 🇷🇸🇷🇸🇷🇸 DUVAJ LIPA!!!! Gospodo, nažalost i uz izvinjenje svima onima koji su i napisali nešto pametno, ja cu biti prinudjen da isključim komentare. Razlog je očigledan! IZNENADNA POJAVA RAZNORAZNIH NEPISMENIH, NEOBRAZOVANIH, NEVASPITANIH NEANDRTALACA, ME JE NATERALA DA TO URADIM! NE PADA MI NA PAMET DA OVO PRERASTE U RASISTIClČKU SVADJU BOLESNIH I FRUSTRIRANIH IDIOTA! SVI KOJI ME POZNAJU DOBRO ZNAJU DA ČISTA OBRAZA PEVAM U SVIM DELOVIMA EX YU, I TAKO ĆE BITI I DALJE! MEDJUTIM, MOJA SAVEST I OBRAZ MI NALAŽU DA NA OVAKVE PROVOKACIJE, NIČIM IZAZVANE, IMAM POTPUNO PRAVO DA ODGOVORIM DOTIČNOJ UMETNICI! ZA RAZLIKU OD NJE, MENI OVO NIKO NIJE PLATIO, OVO JE MOJ PATRIOTIZAM, I UZ POŠTOVANJE SVIH VERA I NACIJA, ČIJI PATRIOTIZAM SVAKOGA POŠTUJEM, DOZVOLICETE DA ISKAŽEM NEZADOVOLJSTVO, I ODGOVORIM NA NJENU PROVOKACIJU! TO JE MOJE PRAVO, I NIKO MI GA NE MOŽE OSPORITI! PSOVKE KOJE SU UPUĆENE MENI OD RAZNORAZNOH NEDOREČENIH I ISFRUSTRIRANIH LIKOVA MI NISU SMETALE, ALI NEĆU DOZVOLITI DA OVO KOMENTARISANJE PRERASTE U ŠOVINISTIČKU ORGIJU RAZNORAZNIH DOKONIH KRETENA! ŠTA SAM IMAO REKAO SAM, I TO JE SAMO ODGOVOR NA ONO ŠTO JE REKLA DOTIČNA PEVAČICA! Hvala!

A post shared by ACA LUKAS (@aleksandar_vuksanovic_official) on