Sydney Sweeny jep detaje për sezonën e ardhshme të Euphoria

Sydney Sweeny jep detaje për sezonën e ardhshme të Euphoria

Përpos që ka bërë lëmsh jetët personale të të gjithëve në vitin 2020, pandemia e Covid ka shkatërruar shfaqjet tona televizive, ose më saktë, serialin e preferuar Euphoria, e cila ishte vendosur të fillonte xhirimet në mars, para se të ndalte xhirimet për shkak të bllokimit.

Edhe pse një “episod i veçantë COVID” është në proces, adhuruesit e serialit HBO janë ende të dëshpëruar për të zbuluar se çfarë do të ndodhë në sezonin dy. Tani, Sydney Sweeney, e cila luan Cassie Hoëwrd në serial, ka dhënë disa të detaje se çfarë të presim për karakterin e saj kur Euphoria të kthehet më në ekranet tona.

Në sezonin e parë, Cassie i dha fund serisë duke abortuar. Në prill, Sweeney zbuloi se sezoni dy do të jetë edhe “më i errët” se i pari, me personazhe që përballen me “situate më  intensive”.

Duke folur për NME dje , Sweeney tha: “Unë nuk mund të flas për skenarin, por është i mahnitshëm.

Duke diskutuar vonesën e sezonit të dytë, ajo shtoi: «Ne u detyruam të ndalojmë, natyrisht, vetëm për t’u siguruar që të gjithë mund të ishin të sigurt. Sapo është e sigurt për ne që të filmojmë “Euphoria”… po presim të sigurohemi se mund ta bëjmë atë në një mënyrë të sigurt”./Insajderi.com