Bendi shumë  i veçante nga Prishtina ka sjellë projektin e tyre më  të  ri " Feel It All "." />

SYTË vjen me një projekt të veçantë “Feel It All”

SYTË vjen me një projekt të veçantë “Feel It All”

Bendi shumë  i veçante nga Prishtina ka sjellë projektin e tyre më  të  ri ” Feel It All “.

SYTË tashmë janë të njohur për publikun, pasi që vitin e kaluar kanë sjellë albumin e tyre të parë ku kishin gjithsej gjashtë këngë.

Bendi sjellë kombinim të rrymave muzikore R&B, Soul dhe POP, duke sjellë për publikun tonë një stil krejt ndryshe te muzikës. Bendi SYTË është  i njohur edhe performansat e tyre fantastike live.

Përmes këngës së re Feel It All bendi ka paralajmëruar albumin e tyre të dytë .

Kënga e re Feel It All po pritet mjaft mirë nga publiku, kjo falë tekstit të veçante dhe videos shumë unike.

Video është realizuar nga Wwwonder.

Wwwonder është një agjenci e pavarur krijuese multidisiplinare me qendër në Prishtinë, dhe kanëspecialitet videot, reklamat, animacionet dhe dizajnët.

Wwwonder veçantin e tyre kanë arritur ta shprehin mjaft mirë edhe te video Feel It All, video që po komentohet shumë për të mirë.

“Klipi tregon nje storje audio vizuele… një thirrje hyjnore që na dërgon ne një udhetim nëpër valët e dashnisë, ëndrrave dhe kujtimeve të vetëdijshme dhe te harruara, derisa karakteri kryesor dorëzohet dhe trupi bëhet vetëm një rrugëkalim pranues për te gjitha gjërat qe duhen ndjerë.” tha regjisori Andi Gola. /Insajderi.