Takimet e Bradley Cooper dhe Jennifer Garner nxisin thashëtheme për romancë mes të dyve

Takimet e Bradley Cooper dhe Jennifer Garner nxisin thashëtheme për romancë mes të dyve

Të dy aktorët që kanë nisur karrierën në seriali “The Alias”, janë miq prej se kanë ardhur në Hollywood.

Ata janë takuar për shëtitje të qeta në në plazhën e Malibus, duke nxitur kështu fjalë për një romancë të mundshme mes tyre.

Edhepse ata kanë insistuar që janë vetëm miq, fakti që Jennifer është ndarë para pak ditësh me të dashurin John Miller, e ka bërë situatën dyshuese.

Ndërsa Bradley po ashtu është ndarë prej kohësh me të dashurën e tij Irina  Shayk me të cilën ka një vajzë, e cila u pa duke shëtitur bashkë me të dhe Jennifer.

Një burim i afërt me të dy tha Cooper dhe Garner janë vetëm miq dhe kështu kanë qenë gjithmonë. Nuk ka asgjë romantike në këtë shoqëri dhe ata vetëm e mbështesin njëri tjetrin./Insajderi.com