Në një intervistë të re, kantautorja Doja Cat zbuloi se ajo kohët e fundit kishte testuar pozitive për coronavirus, pasi më parë kishte dhënë deklarata tallëse për pandeminë në mediat sociale, shkruan Vulture, transmeton Insajderi.
Megjithëse ndihet më mirë tani, Doja tha për Capital XTRA se kishte simptoma që zgjatën për disa ditë – dhe fajësoi shërbimin e dërgimit të ushqimit Postmates për kontraktimin e virusit.
“U infektova. Sinqerisht, unë nuk e di se si ndodh kjo, por mendoj se kam porositur diçka nga Postmates dhe nuk e di se si e kam marrë, por e kam marrë atë”, tha Doja, emri i vërtetë i të cilit është Amalaratna Zandile Dlamini. “Tani jam mirë. Ishte një sulm simptomash katër-ditore, por tani jam mirë”.
Ajo minimizoi ashpërsinë e COVID-19 në Instagram Live në mars duke e krahasuar atë me gripin dhe duke refuzuar të marrë masat paraprake.
“Unë do të marr coronën dhe pastaj do të marr një Corona (duke iu referuar brendit të birrës), sepse nuk më plas farë për korona”, tha Doja para ndjekësve të saj. “Është një grip! Ju jeni dobësira. Thjesht merrni pak Mucinex dhe pini ujë dhe çaj dhe flini – kjo është gjithçka që ju duhet të bëni”. /Insajderi.com