Tani banor i lagjes luksoze – brenda shtëpisë së re të Mozzik

Tani banor i lagjes luksoze – brenda shtëpisë së re të Mozzik

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik njoftoi se ka blerë shtëpi në një nga lagjet më luksozë në Kosovë, njofton Insajderi.

“Nga sot edhe zyrtarisht banor i lagjes më të bukur në Kosovë, Panorama Residence – Ferizaj”, shkruan ai në një fotografi.

Transaksioni i shitjes u shoqërua edhe me disa gota verë, teksa reperi dhe afaristët e vendbanimit luksoz po zgjidhnin shtëpinë e duhur për reperin, në rezidencën që ofron gjashtë tipe të shtëpive.

Reperi i cili u rrit në një nga lagjet e qendrës së Ferizajt, së shpejti do të shpërngulet në vendbanimin e ri që ka gati tre kilometra larg Ferizajt, dhe 20 minuta me makinë larg nga Prishtina.

Insajderi kupton që shtëpia e përzgjedhur nga reperi, në tërësi ka hapësirë prej 356.8 metrash katrorë, të ndara në katin përdhese, të parë dhe të dytë.

Shtëpia e ndërtuar në një kodër të ulët në një lartësi mesatare prej 585 metrash i mundëson reperit dhe familjes së tij çdo ditë ajrin e pastër dhe bukuritë magjepsëse të Maleve të Sharrit.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi nga ambientet e brendshme të shtëpisë. /Insajderi.com