Tani mund të dukeni si Dua Lipa dhe të luani futboll

Tani mund të dukeni si Dua Lipa dhe të luani futboll

Dua Lipa do të jetë një personazh në video lojën FIFA 21. Pjesa e fundit e lojës, e cila u lansua muajin e kaluar, do të marrë së shpejti një përditësim të ri që sjell disa fytyra të famshme në fushë, duke përfshirë David Beckham, DJ Snake, shkruan Stereo Gum, transmeton Insajderi.

Ndërsa ajo nuk është zhbllokuar akoma si karakter, së shpejti do të jeni në gjendje ta bëni atë të luajë futboll sa të ju dojë zemra. Ja disa video të saj në veprim:

Edhe një këngë e Dua Lipës me titull “Love Is Religion”, nga albumi i saj i fundit, është pjesë e kolonës zanore të video lojës. /Insajderi.com